This website is using cookies

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website. If you continue without changing your settings, we'll assume that you are happy to receive all cookies on this website. 

Velaj, Alisa: Rrëfenjë pellegrinësh

Portre of Velaj, Alisa

Rrëfenjë pellegrinësh (Albanian)

Askush s’merr mundimin
Ta dëgjojë rrëfenjën prej fillimit.
Gjethja është gjethe
Dhe pema është pemë.
E gjelbra prore mbetet
Iluzion pamor,
A shtrat i drunjtë pavetëdije.

Njëherë dashurova bredhin që s’ishte bredh
Dhe tremba vetminë me degë kaltërsie.
Pastaj aq shumë më lodhi pagjumësia
Sa rashë e lehtë pupël mbi kurora pemësh.

E pikërisht këtu nis përralla,
E asaj ç’ka pelegrinët të thanë për mua;
Se njëherë paskam qenë krejt prej mishi,
Por më pas - thurimë gjethnaje,
Një natë shtatori humba aftësinë
Që të ndiej afshet e kurmit tënd.

E ftohtë si në gjenet e origjinës,
Frymoj netëve nën hije qirinjsh
Pa kuptuar kurrfarë gjëje
Nga loja e brishtë e flakëzës.

... Dhe rrëfenja mbaron çdo natë me hënë
Kur ti i dehur nga lëbyrje trupash
U falesh Venerave me fytyra të mjegullta.

Pelegrin i trishtë
I udhëve ku pemët s’kanë gjethe ...



Uploaded byP. T.
Source of the quotationA. V.

Request a translation

Here and now you can request a translation of this work to another language. We will store your request and show it to the world to fulfill it. We cannot promise anything ... but maybe someone will do the hard work and translate this title for you. If you provide us you e-mail address, then we will notify you whenever someone uploads her/his translation.

LanguageRequests+1
Hungarian1

Send me an e-mail when the translation is ready:


minimap