Si të ishin veshët e mi një sakrament, një turmë
shfaqet, para tyre shfaqet. Për fat
Kam veshë të lezetshëm, të mëdhenj
Te thellë e të zgavërt.
Vithet dhe gjoksi I bëshëm po aviten.
Mbërrin e vetmuara. Tim shoq dëshiron.
Mbërrin shtëpiakja, e martuar është, e akullt.
Kur nuk vjen, mëson gjuhë,
në udhëtime.
Lesbikja? Nuk vjen kurrsesi. Edhe pse
Do e joshja! Nëse asgjë s’do dilte prej kësaj,
veshët e mi do lazdroheshin . (Llapushë siç janë.)
Gratë dalldisëse, nuk i ftoj mbi parime
As ndonjë burrë. Unë shkoj
Pas tyre.
Veç veshët e mi janë gjithë ç’duan ata.
Dhe gojet? Dërdëllitëse pafund.
Po veshët e mi?? Veshet e mi janë të shurdhët.
Unë ndërroj veç vëthet herë pas here.
Veshët e mi janë të mitë.