Asdreni: Adriaticut (I)
Adriaticut (I) (Albán)Të pashë, det Adriatik, të pashë, Si zanë je prej qiellit i pikuar, Plot me margaritarë je trazuar Dhe gjiri i yt plot hire si një vashë.
Më gjunj si perëndeshe ty të rashë Për hijet, bukurin' e patreguar, Prej gazit madh që ndjeva, pa duruar Me lot për faqe shkova dhe të lashë.
Si ar i derdhur dritët të shkreptijnë, Pallate prrallash çfaqen plot magjie Tek valle vajza dredhin mbi lendinë.
Të rinj për dorë, tek po ven' e vijnë Kujtime t' ëmbla, botë lumërie: M'u duk se pashë vetë Perëndinë!
|
Kérjen fordítást! |