Frashëri, Naim: Shpreh
Shpreh (Albán)Kam shumë shpresë Te perëndia Që të moj jesë Kshu Shqipëria Po të ndritohet, Te lulëzohet.
Pa vjen një ditë Që të na sjellë Të madhe dritë, P'ajo të pjellë Qytetërinë, Fatbadhësinë.
Vellazëria Edhe bashkimi E njerëzia Është shpëtimi Lum kush t'arrinjë! Pa do të vinj.
Që Shqipëria Do të ndritohet, Dhe ligësia Do të mërgohet. Jak', e vërtetë! Pse rri e qetë?
Për Shqipërinë Ditët e mira Paskëtaj vinë, Shkoi errësira. Lum kush të rrojnë, Ta shohë zonjë!
Se Shqipëria E gjuh' e tija Venë së mbari, Dhe Shqipëria, Lum kush ta shohë, Për pak kohe!
Pa dituritë Dhe mbrothësia E mirësitë Dhe njerëzia Do të burojnë Nuke menojnë.
|
Kérjen fordítást! |