Ez az oldal sütiket használ

A portál felületén sütiket (cookies) használ, vagyis a rendszer adatokat tárol az Ön böngészőjében. A sütik személyek azonosítására nem alkalmasak, szolgáltatásaink biztosításához szükségesek. Az oldal használatával Ön beleegyezik a sütik használatába.

Velaj, Alisa oldala, Albán életrajz

Velaj, Alisa portréja
Velaj, Alisa
(1982–)
 

Életrajz

Alisa Velaj u lind më 1982, në Vlorë. Ka kryer studimet në Fakultetin Histori-Filologji për Gjuhë-Letërsi. Më 2008 ka mbrojtur Master pranë departamentit të Letërsisë me temën: “Katarsisi në prozën Kuteliane”

Ka botuar librin e parë poetik: “Themelet e erës”, Tiranë, 2007. Ka botuar poezi në gazeta e revista letrare si: “Fjala”, “Poeteka”, Albania, etj.

Është bashkëautore në antologjinë poetike “Poesie Albanaise” Belgjikë, (Përmbledhje me poezi të përzgjedhura shqiptare botuar në Bruksel në gjuhën frënge).

Velaj është një nga moderatorët e aktivitetit “Poeteka 3” për poetët e rinj nga 2006 e në vazhdim. Pjesë e bordit të revistës së përdymuajshme letrare “Fjala”, Mars 2007.

Poezi e Alisa Velajt është një poezi imazhi, ku ndihet një frymë misticiteti.

Ka një kursim fjalësh, një vizatim të natyrës, objekteve dhe ndjenjave njerëzore me sa më pak penelata, veçori kjo e poezisë cilësore. Ndihet mallëngjimi për ikjen. Duke lexuar vargjet e Velajt ndjen se ke të bësh me një poete të pjekur, megjithë moshën e re të autores, e cila para pak kohe ka debutuar me librin e saj të parë “Themelet e erës”. Në poezinë tonë të pas ’90 ka një prurje avangardiste të një brezi të ri poetësh që frymëmarrin dhe krijojnë në një “ambient të lirë”, tashmë janë shembur muret ideologjikë, po fryn një erë e re dhe tepër e mbarë për poezinë shqipe, do të thosha se “po vjen pranvera” dhe lulet e para sapo kanë çelur, një nga këto është padyshim poezia e A. Velajt.

http://www.forumishqiptar.com/threads/145199-Alisa-Velaj

(Az oldal szerkesztője: P. T.)

Gyűjtemény ::
Irodalom ::
Fordítás ::

minimap